Hezbollahu sulmon Izraelin

Dhjetëra izraelitë u plagosën të dielën nga një sulm me raketa nga Libani. Lajmin e bën të ditur ushtria izraelite, duke shtuar se trupat e saj u përgjigjën me artileri dhe sulmuan nga ajri dy “celula terroriste” që po përgatiteshin të qëllonin në territorin e saj. Sulmi është marrë përsipër nga Hezbollahu.

Marketing

“Terroristët lëshuan raketa antitank drejt zonës Dovev, në Izraelin verior. Disa civilë u plagosën si rezultat i sulmeve”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit.

Ai shpjegoi se trupat izraelite sulmuan nga ajri “një celulë terroriste në një zonë civile të Libanit, që po përpiqej të hapte zjarr në territorin izraelit” dhe një tjetër që “po përpiqej të lëshonte raketa antitank drejt Izraelit verior”.

Autoritetet shëndetësore të Izraelit bënë me dije se mjekët kanë trajtuar 10 të plagosur, nga të cilët, sipas mediave lokale, të paktën katër janë në gjendje të rëndë.