Higjiena Komunale, aksion për pastrimin e deponive të egra dhe mbetjeve të vëllimshme

NP “Higjiena Komunale” – Shkup mblodhi 135 metër kub mbetje të vëllimshme dhe pastroi 200 metër kub mbetje nga deponitë e egra.

Marketing

Gjatë aksionit masiv për pastrimin e përgjithshëm të komunave të Shkupit, NP “Higjiena Komunale” –Shkup, largoi gjithsej 200 metër kub mbetje nga deponitë e egra. Në kuadër të aksionit u realizuan aksione të larjes me makina dhe me dorë, si dhe larje e rrugëve kryesore dhe atyre dytësore me autocisterna, ndërsa NP “Higjiena Komunale”-Shkup në nëntë lokalitete në komunat e qytetit vendosi kontejnerë të posaçëm për mbledhje të mbetjes së vëllimshme, ku qytetarët hodhën 135 metër kub mbetje nga mobiliet e vjetruara, dhe mbetje nga pajisjet elektrike dhe elektronike. Ndërmarrja realizoi biseda edukative me qytetarët lidhur me problemet nga hedhja pandërgjegjshme e mbetjes dhe i informoi për mundësinë që gjatë tërë vitit mbetjen e tyre të vëllimshme mund ta deponojnë pa pagesë në qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte.

Marketing