Parlamenti i Holandës ka votuar pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar.
5 parti politike në Holandë kërkuan në emër të grupit votimin për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 92 deputetë, nga 150, duke votuar kështu me shumicë votash kërkesën për heqje vizash për Shqipërinë.
Por heqjen e vizave nga vendet Schengen nuk e vendos Parlamenti i Holandës, por ai i BE. 5 partitë në Holandë kërkojnë pezullimin e përkohshëm të vizave për shkak të kriminalitetit të shtuar.
Vlen të theksohet se Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të qeverisjes. Ministri i Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus, i cili ishte në Shqipëri, vjen nga Partia CDA.
Qeveria Holandeze ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave; në këtë moment, për shqiptaret. Këtë qëndrim e kanë shprehur dhe në Tiranë. Ata kanë kërkuar një bashkëpunim më të mirë dhe një shkëmbim më të mirë informacioni.Top ChannelHolanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE