Hoqi orën luksoze gjatë intervistës televizive/ Kritikët ‘kryqëzojnë’ Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron është vënë sërish në qendër të kritikave, por këtë herë jo vetëm për ligjin e rritjes së moshës së pensionit.
Gjatë një interviste televizive, Macron ka hequr orën që mbantë në dorë dhe kjo ka mjaftuar për të ngjallur polemika.
Opozita dhe kritikët janë shprehur se ora e Macron është mjaft e shtrenjtë, por këto aludime u mohuan nga Pallati Elysée.

Marketing

Përfaqësuesit e presidentit francez deklaruan se shkak për heqjen e orës gjatë intervistës është bërë një zhurmë e shkaktuar nga përplasja e xhamit të orës me tavolinën e studios.

Pas kësaj zhurme, Macron vendosi duart poshtë tavolinës dhe në një moment të dytë u pa që ora mungonte.
Ky detaj tërhoqi shpejt vëmendjen e kritikëve të tij. Disa pretenduan se ora vlente deri në 80 mijë euro.

Incidendi u shënua teksa Macron justifikonte vendimin e qeverisë së tij për të rritur moshën e daljes në pension, ligj i cili ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.