Udhëheqësit e futbollit botëror, të cilët kanë shkuar në Doha një javë para nisjes së turneut, prisnin të rehatoheshin në hotelin me 5 yje Fairmont, por u është dashur të shkojnë në resortin Chedi Katara, ku, sipas “New York Times”, nuk shërbehet alkool.
“Daily Telegraph” tha se Fairmont i hapi dyert më në fund të enjten, bashkë me 362 dhomat e tij luksoze, 7 restorantet dhe baret, si dhe spa-në.