Hoti prezanton elementet kryesore të “marrëveshjes historike”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas marrëveshjeve të arritura me presidentit, Donald Trump dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur para medieve.

Marketing

Ai ka thënë se marrëveshja e nënshkruar ka dy elemente kryesore është ajo për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

“E nënshkruam marrëveshjen, një hap i madh drejt normalizimit të plotë mes marrëdhënieve me njohje reciproke. Elementet kryesore të marrëveshje, e cila është historike për rëndësinë që ka për marrëveshjen finale në prezencë të presidentit Trump dhe pjesën të administratës amerikane”,

Ai ka thënë se marrëveshja fillon së zbatuari brenda një viti.

“Pika tjetër e rëndësishme është njohja reciproke me shtetin e izraelit.”

Hoti ka bërë të ditur se tashmë ka pranuar edhe telefonatën e parë nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu me të cilin kanë rënë dakord për bashkëpunim diplomatik.