Hoxha: Deri tani nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike në Qeveri

Qeveria është e fokusuar në zbatimin e reformave dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se në kuadër te ekzekutivit nuk është diskutuar për ndryshime kadrovike. Kështu u shpreh në takimin e sotëm me gazetarë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Muhamet Hoxha duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a planifikohet ndryshime në kabinetin qeveritarë.

Marketing

“Në këtë moment Qeveria e RM-së, është e tëra e fokusuar në implementimin e proceseve reformuese, implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimin e saj të plotë, me çka do të pasojë anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Në kuadër të Qeverisë nuk është diskutuar deri më tani për ndryshime kadrovike,” u shprehë zëdhënësi Hoxha

Ndërkohë, ai në takimin e sotëm me gazetarë njoftoi se Qeveria e RM-se, ka miratuar përbërjen e grupit koordinues ad-hok prej 9-të anëtarëve, për zhvillimin e konceptit për një Shoqëri dhe inter-kulturalizëm.

Kryetare e grupit koordinues është ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa zëvendës i saj është ministri i Kulturës, Asaf Ademi, ndërsa në grupin koordinues për zhvillim të konceptit një shoqëri marrin pjesë anëtarë të Qeverisë dhe përfaqësues nga shumë institucioneve.

“Ky grup do të punojë në Shqyrtimin e rekomandimeve dhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare dhe komisioneve nga kjo fushë si dhe raportet, rekomandimet, mendimet dhe ankesave nga sektori civil vendas dhe ai ndërkombëtarë. Qëllimi i këtij grupi koordinues do të jetë koordinimi i organeve shtetërore në këtë fushë dhe definimi i strategjisë për kohezion shoqërorë dhe tolerancë në bashkëpunim nder resorësh me propozime konkrete për ndërtimin e politikave, komunikim ndërkulturor dhe tolerancës në mes bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare në RM”, tha Hoxha.

Marketing