Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha përmes një postimi në facebook e ka cilësuar tendencioz kronikën e TV-Alsat të titulluar “Rinisë nga fillimi gjyqi për “pronësinë” e Lëvizjes BESA”.
Ja se çfarë ka shkruar Arianit Hoxha:
Është për të ardhur keq se si publikohen lajme tendencioze për të (keq)informuar opinionin publik aq më tepër kur bëhet fjalë për mos njohje elementare të sistemit juridik. Duke mos dashur që ti marr të drejtën dikujt për të kryet shërbime mediale ndonjë pale tjetër e kam patjetër që të informoj opinionin publik rreth rastit ne fjalë.
E para Lëvizja Besa nuk ka asnje kontest gjyqësor me ndonjë palë tjetër pasi që vendimi për legalitetin e Kongresi të parë të Levizjes Besa u publikua në Gazetën Zyrtare dhe u regjistrua në Regjistrin Qendror duke verifikuar organet e partisë, programin, statutin dhe kryetarin e rizgjedhur Bilall Kasami.
Sa i përket ndonjë procesi tjetër gjyqësor ku Lëvizja Besa nuk është palë dhe as e involvuar nuk është korrekte që të krijohet huti në opinion publik duke involvuar subjektin politik.
E vërteta është një dhe ajo është se Lëvizja Besa ka kryetar Bilall Kasamin dhe funksionon si subjekt juridik me gjitha përgjegjësitë dhe obligimet që dalin nga Ligji për parti politike në Maqedoni!”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha.