Huliganët që pushtuan Kuvendin i dërgojnë ultimatum Mickoskit

Liri për mbrojtësit e Kushtetutës ose opinioni maqedonas do të mësojë për tradhtinë nga partia”, ky është ultimatumi i një pjese të të akuzuarve për sulmin e organizuar në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar drejtuar partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Marketing

Në letrën e hapur, ata shkruajnë se janë të gatshëm të burgosen, madje edhe të vdesin për idealet e tyre, por thonë se nuk do të lejojnë që të shfrytëzohen për tregti politike.

Kërkesat e tyre janë:

Qëndrim nga VMRO-DPMNE-ja për ndjekjen politike;

Aktivitete konkrete nga VMRO-DPMNE për mbrojtje të të drejtave tona dhe luftë për të drejtësi.

Trysni të pakushtëzuar politike për ndjekje politike.

Lirim të pakushtëzuar nga paraburgimi.

Bojkotim të Kuvendit të Maqedonisë.

Demokraci rrugore për drejtësi.

“Në pikëpamje të kërkesave tona ju njoftojmë se vendimet gjyqësore eventuale për terrorizëm të cilët do të ishin politike, do të nënkuptojnë vendime për ndalim të batalionit të fundit për Maqedoninë dhe VMRO-në. Nuk frikësoheni nga gjykata e pushtetit, frikësohemi nga tradhtia e VMRO-së”, shkruhet në letër.

Afati i ultimatumit është deri më 20 shtator – data deri kur kërkojnë më së voni të lirohen nga politikanët, pasi që mu ata, ashtu siç shkruan në letër, i kanë kurdisur për t’u burgosur.

Nga VMRO-DPMNE, tani për tani nuk ka koment për ultimatumin. Ndryshe, procesi gjyqësor ka filluar javën e kaluar me fjalët hyrëse të prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve. Prokurorja në fjalët hyrëse theksoi se ka dëshmi me të cilat do t’i konfirmojë gjetjet e akuzës për kryerjen e veprës penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues, ndërkaq pala mbrojtëse thotë se nuk ekzistojnë dëshmi për të njëjtën.

Në bankën e të akuzuarve janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing