I harruar nga Conte, Godin largohet nga Inter?

Diego Godin ka humbur statusin e titullarit te formacioni i Antonio Contes në Inter.Në skuadrën e Interit që triumfoi në Napoli në Serie A pas plot 22 vjetësh është një fytyrë e pikëlluar në klimën e festës, ajo e Diego Godin.

Marketing

Mbrojtësi uruguaian ka mbetur jashtë formacionit bazë të Nerazzurrëve për herë të tretë të njëpasnjëshme.

Trajneri Antonio Conte preferoi në vend të tij Alessandro Bastonin, i cili bëri një tjetër paraqitje pozitive, shkruan “Tuttosport”.

Godin nuk ka luajtur si titullar nga 10 dhjetori në humbjen nga Barcelona që i kushtoi Interit me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Tuttosport” shkruan se nëse situata nuk ndryshon, ish kapiteni i Atletico Madridit mund të kërkojë largimin nga Inter.