Ibrahimovic i ‘etur’ për të shënuar ndaj Kosovës, mund të thyejë një rekord historik

Zlatan Ibrahimovic mund të thyej rekordin e golashënuesit më të vjetër në histori të Suedisë, duke thyer rekordin e Gunnar Gren, që shënoi në moshën 37 vjeçare.

Kombëtarja e Kosovës e pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e parë kualifikuese te vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Marketing

Sulmuesi 39 vjeçar veçse është golashënuesi më i mirë në histori të Suedisë, duke shënuar kështu 62 gola në 116 ndeshje.

Ai është rikthyer pas pesë vitesh në kombëtare dhe është i ‘etur’ për të shënuar përsëri.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet të dielën, më 28 mars, me fillim nga ora 20:45.