Mauro Icardi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Interit për rinovimin e kontratës.
Argjentinasi do të jetë i lidhur me Interin deri në vitin 2023.
Lajmi konfirmohet nga “Corriere Dello Sport”.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodh së shpejti.
Pritet që edhe paga të jetë më e lartë sesa ajo që përfiton aktualisht.
Icardit i është besuar edhe shiriti i kapitenit te zikaltrit.
Me këtë lëvizje drejtuesit e Interit kërkojnë të mbajnë larg kryesisht Realin e Madridit që kërkonte shërbimet e tij.