Ideja për kryeministër shqiptar,aspak ekskluziviste,por përkundrazi mjaft kooperuese

Shkruan:Skender Asani

Marketing

Në skenën e këtushme politike, kanë qarkulluar shumë ide e opsione , të cilat kanë tërhequr vëmndjen e opinionit publik, në varësit të momentit dhe rrethanave kur ato janë plasuar.
Tani në qarkullim është ideja për “kryeminsitrin e parë shqiptar”, e cila hap një shteg bukur të gjatë të debatit se si do të duhej të duket Maqedonia në dekadat e ardhshme.
Ne kemi qenë dëshmitarë të polarizimeve dhe konfrontimeve të shumta brenda maqdonase, të cilat në instance të fundit kanë prodhuar kriza të vazhdueshme, koston e të cilave e kemi paguar të gjithë njësoj.
Nëse kthehehemi në retrossektivë, kemi vërrejtur tendencën e monopolizimit të drejtimit të shtetit nga ana e faktorëve politik maqedonas, mirëpo edhe kur ka ndodhur kjo në praktikë, njerëzit, sidomos të etnisë maqedonase, kanë ngelur shumë të pakënaqur, sepse ka munguar sensi i shtendërtimit dhe ka dominuar hesapi i “aksham pazarit”, në stilin – merr çka të mundësh.
Praktika gjithashtu ka dëshmuar se faktori politik shqiptar në të kaluarën jo shumë të largët kishte flijuar rejtingun e brendshëm elektoral, duke iu dhënë përparësi ideve eurointegruese, që dolën të jenë të favorshme edhe për vetë ekzistencën dhe të ardhmen e këtij shteti.

Tani kur nga shqiptarët doli në sipërfaqe një ide që favorizon pozicionin drejtues të shtetit, askush nuk ka të drejtë t’i akuzojë shqiptarët se po kujdesen ekskluzivisht për interesat e tyre nacionale. Nëse ata nuk u treguan ekskluzivist, por përkundrazi solidar me bashkëqytetarët maqedonas, në momentet më dramatike për fatin e këtij shteti, atëherë kur tendencat mohuese ishin në kulm nga fqinjët, atëherë me çfarë të drejte akuzohen shqiptarët se nëse tani zgjidhet kryeministri nga radhë e tyre po e cënoka ekzistencën e po të njëjtit shtet.