Iker Casillas, 20 sezone radhazi duke luajtur në Champions League

Portieri i Portos, Iker Casillas, do të nisë të martën sezonin e tij të 20 radhazi në Champions League, duke thyer rekordin e uellsianit Ryan Giggs, i cili kishte arritur të duronte 19 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botë.

Marketing

Spanjolli nisi të luajë në Champions më 5 shtator 1999, me Real Madrid, në një ndeshje kundër Olympiakos, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Me “Los Blancos” luajti 16 sezone radhazi, duke qenë pjesëmarrës në 152 ndeshje (90 fitore, 29 barazime dhe 33 humbje). Gjithashtu, fitoi 3 Champions League (1999-2000, 2001-2002 dhe 2013-2014).

Me Porton ka luajtur në 3 edicione Champions-i, ndërsa nga nesër do të nisë sezonin e tij të katërt.