Ilaria D’Amico ka bërë të ditur se Gianluigi Buffon nuk dëshiron të takohet me “Bianconerët”.
Gianluigi Buffon nuk dëshiron të takohet me ish skuadrën e tij, Juventus, në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Portieri legjendar u largua nga Torino duke nënshkrua me Paris Saint-Germain.
Por, gruaja e tij, Ilaria D’Amico ka bërë të ditur se Buffon nuk dëshiron të takohet me “Bianconerët” në garën elite evropiane për klube.
“Buffon e dashuron Juventusin, shpreson të mos takohet me ta në Ligën e Kampionëve”, u shpreh D’Amico.