Importi i vajit të deklaruar si mazut, Qeveria: Kush ka abuzuar, do të përgjigjet

Pas skandalit për importin e vajit të deklaruar si mazut, ende nuk ka asnjë kërkim konkret përgjegjësie se kush lejoi hyrjen e lëndëve të rrezikshme e kush më pas lejoi përdorimin e tyre duke rrezikuar jetën e qytetarëve pas ndotjes së shkaktuar të ajrit. Në mbledhjen e fundit qeveria rishikoi raportet mbi vajin industrial të importuar në dy vitet e fundit. Por i duhet edhe një javë kohë për të analizuar se kush mbylli sytë, jo vetëm këto dy vjet, por në të gjithë dekadën e fundit për abuzimet eventuale nga kompanitë e importit, deponimit dhe distribuimit të mazutit dhe derivateve të naftës.

Marketing

Storja e Reporterëve të “Laboratorit Hulumtues”, zbardhi kohë më parë skandalin e furnizimit me lëndë djegëse të rrezikshme të prezantuar në dokumentacion si mazut, që hyri në vend nga Bosnjë Hercegovina përmes një kompanie nga Gostivari, e cila e shiti deri vonë në spitalet në disa qytete. Vetëm sivjet Feni nga Kavadari ka bërë rreth 2000 ton të ashtuquajtur në muaj. Ekzekutivi premton se kushdo që ka bërë gabim ose ka abuzuar, do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për institucion shtetëror apo kompani private importi.

“Qeveria ka dhënë detyra shtesë, si nevoja që të bëhet krahasim i asaj që ka dalë nga vendet dhe asaj që ka hyrë, në qoftë se ka hyrë mazut te ne, a ka dalë si vaj. Që të mos ndodhë manipulim dhe të eksportohet me tarifë të caktuar, ndërsa gjatë rrugës të ndryshohen dokumentet doganore dhe të importohet mazut. Më vjen mirë që do të ketë mënyra të reja për kontroll, jo vetëm në laboratoritë private, por edhe ato shtetërore.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

“Çdo kush do të mbaj përgjegjësi për atë që e ka bërë, pa marrë parasysh kush është, a është Drejtoria doganore, Inspektorati i Tregut, Inspektorati i Mjedisit, Ministria, kushdo qoftë, kuptohet edhe vetë kompanitë që e kanë importuar.”,- tha zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Marketing