Digjet shtëpia në Vushtrri, por jo edhe Kur’an-i

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Komunën e Vushtrrisë gjatë ditës së sotme.

Marketing

Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar si pasojë e këtij zjarri.

Dëmet të cilat janë shkaktuar si pasojë e këtij zjarri janë të mëdha, por që diçka e veçantë u ndodhi familjarëve që po jetonin aty.

Libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’an-i nuk është djegur edhe pse shtëpia u dogj.

Kështu bëri të ditur pronari i shtëpisë, Florim Sinani.

“Shpija u kall po fjala e tmadhit ALLAH jo ! Elhamdulilah pa dame nfamilje“, shkroi ai.