Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka informuar se sot ka pranuar vendimin e gjykatës për dënimin me burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Me këtë rast, rast, Xhaferi vendimin gjyqësor e ka dorëzuar te kryetari i Komisionit për çështje mandatore dhe imunitet, i cili duhet të vendosë nëse deputeti Gruevski pas vendimit të këtillë, është i papërshtatshëm “për kryerjen e funksionit të deputetit” që është një prej kushteve sipas Rregullores së Parlamentit për marrje të mandatit të deputetit.
Nëse i merret mandati, vendin e tij në Parlament e zë i ardhshmi në listën e deputetëve nga koalicioni “Për Maqedoni së bashku”, që kanë qenë kandidatë në këtë njësi zgjedhore.