Në rrugën që shpie drejtë fshatit Poum edhe më tej janë të dukshme njollat e gjakut nga vrasja e mbrëmshme e 23 vjeçarit. Sipas banorëve të fshatit vrasja ka ndodhur 100 metra afër hyrjes së fshatit, kur 23 vjeçari Zulfi Biba dhe babai i tij, Veliz Biba (46) kanë qenë duke u kthyer nga mali ku kanë pre dru.
Ndaj tyre ka gjuajtur 22 vjeçari me iniciale U.V. i cili me dy plumba ka lënë të vdekur 23 vjeçarin Zulfi Biba, derisa i ati i viktimës mbetet i plagosur.
Sipas dëshmive shkak i vrasjes janë mosmarrëveshjet për çështje pronësie. Babai i viktimës është shtrirë për kurim në spitalin e Strugës dhe është në gjendje stabile. Fshati Poum gjendet 20 kilometra larg Strugës. Në këtë fshat jetojnë rreth 160 banorë.