Incident në protestë, qëllohet me grusht kreu i PD, Sali Berisha(VIDEO)

Ka nisur protesta e opozitës. Një incident ka ndodhur që në nisje të saj.

Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me kreun e Partisë së Lirisë,  Ilir Meta, një person i paidentifikuar ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.

Marketing

Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat, ndërkohë që më pas sikurse duket në pamje një përleshje ka ndodhur mes mbështetësve të Berishës, truprojave dhe personit që qëlloi.

Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.       https://youtu.be/PfCDBLEgPS0