Ky është autori që qëlloi me grusht Berishën

Është identifikuar autori që goditi me grusht kreun e Partisë demokratike, Sali Berisha gjatë kohës që ky i fundit ishte duke marshuar drejt podiumit.

Mësohet se autori është Gert Shehu, 31-vjeç, banues në Tiranë.

Marketing

Pas ngjarjes, Shehu është shoqëruar nga policia në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se, teksa kanë qenë duke u nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, një qytetar ka goditur me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.

Edhe pas incidentit, kryedemokrati vazhdoi marshimin dhe mbajti fjalën e tij të shkurtër në podium.