Infektimet në shkolla, Filipçe: Diskutohet aplikimi i testeve të antigjenit

Ditëve në vijim detajisht do të përpunohet edhe metodologjia për skrining të testimit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me teste të shpejta antigjene.

Marketing

“Është fakt se ekziston një transmetim i caktuar, shumë i vogël dhe ne duam të shfaqim gjendjen, sepse shumë shpesh fëmijët janë bartës asimptomatikë. Kjo qasje kërkon një përgatitje në lidhje me pëlqimin e prindërve.”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Të Mërkurën në vend arritën mbi 100,000 vaksina të “Pfizer”, të blera përmes mekanizmit Kovax. Për momentin vendi disponon me sasi të mjaftueshme vaksinash, rreth 250,000 të “Pfizer”, 50,000 të “Sinovak” dhe rreth 100,000 të “Astra “Zeneka”.

Edhe Danimarka pritet ta publikojë donacionin e 250.000 doza të vaksinave nga prodhuesi “Johnson&Johnson”. Kurba e të infektuarve rishtas aktualisht është e sheshtë dhe për disa ditë ka rreth 500 raste të reja në ditë.

Marketing