Inflacioni do të bie! Denari dhe sektori bankar janë të qëndrueshëm

Kursi i denarit mbetet stabil, ndërsa sektori bankar me kapital të lartë shkon në favor të konfirmimit të vlerësimit kreditor të vendit nga Agjencia Kreditore “Standard & Poor’s”. Në kushtet e krizës globale të shkaktuar nga presionet e çmimeve nga produktet primare, konfirmimi i rejtingut kreditor të vendit është një sinjal i fortë për stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

Marketing

Maqedonia do t’i tejkalojë ndikimet e konfliktit në Ukrainë. Pritet që rritja ekonomike të përforcohet në vitin 2023, pas ngadalësimit të parashikuar të rritjes në 2022-tën, i cili kryesisht vërehet përmes çmimeve më të larta të energjisë. Inflacioni do të bjerë siç ulen edhe presionet e çmimeve, thuhet në raport, ku shtohet se rreziqet rrjedhin nga konflikti ruso-ukrainas.

Nga “Standard & Poor’s”, potencojnë se deficiti në vitin 2022 do të arrijë në 5.1 % me konsolidim gradual në katër vitet e ardhshme. Rritja paraqitet si nevojë për të siguruar mjete për masa të reja antikrizë për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe përmirësim të standardit të jetesës, pensione më të larta, likuiditet në ekonomi dhe subvencione në sektorin e bujqësisë. Nga Agjencia theksojnë se fluksi neto i investimeve të drejtpërdrejta të huaja mbetet në nivel të lartë, i cili arriti në 100 milionë euro vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Marketing