Influenceri milioner do të kalojë Vitin e Ri në qeli

Influenceri milioner Andrew Tate do të kalojë natën e ndërrimit të viteve në qeli. Vendimi u dha sot nga një gjykatë rumune, pas kërkesës së policisë për të mbajtur 30 ditë në paraburgim influencerin.

Marketing

36-vjeçari Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan të enjten me akuzën e trafikimit njerëzor dhe përdhunimit. Autoritetet dyshojnë se së bashku me dy burra rumunë, drejtonin një “një grup kriminal të organizuar”.

Prokurorët në Rumani thanë se 36-vjeçari dhe vëllai i tij dyshohet se shfrytëzonin 6 gra për të kryer video pornografike. Policia rumune bastisi vilën e tij, vetëm një ditë pasi ai ironizoi në internet aktivisten Greta Thunberg. Dyshohet se ai u lokalizua nga policia nga një kuti pice.