Inspektim i jashtëzakonshëm në furrën pas fotografisë së publikuar me brejtës

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) lëshoi urdhër dhe për momentin po kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese te operatori me ushqim – prodhues i bukës dhe prodhimeve nga brumi, pas fotografisë së publikuar në rrjetet sociale për një nga objektet e operatorit, në të cilën shihet një brejtës në një nga tavolinat ku shërbehet ushqim.

Marketing

“Në kuadër të kompetencave ligjore, shërbimet e inspektimit po kryejnë kontroll nëse respektohen nga ana e operatorit të ushqimit kërkesat e shkruara të përgjithshme dhe të veçanta për siguri të ushqimit, përfshirë edhe atë se a janë zbatuar masat për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, informon AUV dhe paralajmëron se me kontrollet e ardhshme të zakonshme dhe të jashtëzakonshme inspektuese, theksi do të vendoset edhe në kontrollin e zbatimit të detyrimit ligjor për realizimin e rregullt të dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit të objekteve në të cilat përgatitet dhe shërbehet ushqim.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari realizon kontrolle të rregullta inspektuese edhe te kjo kategori e operatorëve të ushqimit, e sipas nevojës, po ndërmerren edhe masa shtesë, të jashtëzakonshme për kontroll.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar gjithsej 8.336 kontrolle inspektuese te operatorë të ushqimit nga prejardhja jo shtazore, nga të cilat 1.027 te furrat, byrektoret dhe tregtarë të bukës dhe prodhimeve nga brumi. Janë konstatuar lëshime të vogla që kanë të bëjnë me zbatimin e Praktikave të mira higjienike dhe të prodhimit ose sistemi HACCP, si dhe në lidhje me etiketimin joadekuat të prodhimeve. Shërbimet inspektuese kanë lëshuar 156 urdhëra për largimin e lëshimeve të konstatuara, është dhënë urdhër për 82 edukime, ndërsa janë shqiptuar edhe dy ndalesa kohore.

“Apelojmë deri te qytetarët që secilin lëshim ta paraqesin në linjën telefonike falas 0800 3 22 22, ose në postën elektronike [email protected]”, thekson Agjencia për Ushqim.