Instagram ka marrë një “refresh vizual” të ri, i cili do t’i referohet logos, fontit dhe paraqitjes së re të reklamave në ekran të plotë.
Sipas kompanisë, dizajni i ri vendos përmbajtjen në qendër me fokus në thjeshtësinë dhe vetë-shprehjen.
Për logon e re, ata përdorën një proces inovativ modelimi 3D për ta bërë atë më të gjallë.
Gjatë dizajnimit të Sansa-s, qëllimi ishte që fonti të vihej në dispozicion globalisht, në partneritet me ekspertë të gjuhëve në mbarë botën, për të përshtatur rrjetin social me shkrimet globale, duke përfshirë arabishten, tajlandishten dhe japonezët.
“Instragram Sans” është frymëzuar nga elementët e dizajnit që komuniteti ynë sheh çdo ditë, logoja dhe mbishkrimi ynë. Fonti ynë i ri thekson identitetin tonë të veçantë. “Fonti i ri do të jetë pjesë e Instagram Stories dhe Reels”, përfundoi kompania.