Nuk hoqi dorë nga muzika, Aurela Gaçe po vjen me një super hit

Këngëtarja Aurela Gaçe më në fund ka surprizuar të gjjthë fansat e saj, me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Tradhëtar”.

Marketing

Kënga vjen menjëherë pas bujës së krijuar në rrjete sociale, ku u raportua se ajo do të linte muzikën për shkak të problemeve shëndetësore.

Menjëherë pas këtyre lajmeve ajo reagoi duke zbuluar se ka patur thjesht ngjirje vokale dhe asnjë problem shëndetësor madhor, sa ta detyronte të hiqte dorë nga muzika.

Kënga e re vjen plot ritëm, ngjyra artistike dhe padiskutim e kënduar mjeshtërisht nga vokali i mrekullueshëm i saj.

Padiskutim pritet të jetë një tjetër hit, ashtu si çdo këngë tjetër e Aurelës.