Instagram po prezanton një veçori të re, do t’i bëjë prindërit të lumtur dhe adoleshentët të zemëruar

Rrjeti social Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët.

Marketing

Platforma Instagram u dërgon një mesazh automatik përdoruesve të saj të moshës 13 deri në 18 vjeç, duke i kërkuar që të mos përdorin rrjetin social gjatë natës, ndërmjet orës 22:00 dhe 04:00, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të adoptojnë një mënyrë jetese më të shëndetshme.

“Gjumi është i rëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë, kështu që ne po prezantojmë mesazhe të reja në mbrëmje që do të shfaqen kur adoleshentët kalojnë më shumë se 10 minuta në Instagram, kur janë duke lexuar mesazhe natën vonë. Kjo do t’u kujtojë adoleshentëve se janë vonuar dhe i inkurajon të fikin aplikacionin”, thuhet në deklaratën e djeshme të kompanisë Meta të publikuar në faqen e tyre.

Të rinjtë do të marrin mesazhin “është vonë. Mendoni ta fikni Instagramin gjatë natës” në profilin e tyre nga ora 22:00 nëse përdorin funksione të caktuara në rrjetin social.

Sipas Instagram, ai mesazh nuk do të shfaqet nëse të rinjtë përdorin mjete të tjera të platformës, siç janë historitë.

Këto njoftime nuk i detyrojnë të rinjtë t’i respektojnë dhe ata që nuk deklarojnë moshën reale kur hapin një profil mund t’i shmangin plotësisht.

Marketing