Inteligjenca amerikane: Komandantët rusë janë urdhëruar për sulm

Shërbimet inteligjente amerikane kanë njoftuar se komandantët rusë janë urdhëruar për të vazhduar me një sulm ndaj Ukrainës, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një burimi tjetër të njohur me inteligjencën amerikane.

Marketing

Inteligjenca në lidhje me urdhrin për komandantët taktikë dhe operativët është një nga disa tregues që SHBA po vëzhgon për të vlerësuar nëse përgatitjet ruse kanë hyrë në fazat e tyre përfundimtare për një pushtim të mundshëm.

Tregues të tjerë, si bllokimi elektronik dhe sulmet e përhapura kibernetike, nuk janë vërejtur ende, sipas disa burimeve. Burimet paralajmëruan se urdhrat mund të tërhiqen gjithmonë ose se mund të jetë keqinformim që synon të ngatërrojë dhe mashtrojë SHBA-në dhe aleatët.

Por lajmi i inteligjencës vjen pasi Presidenti Biden tha të premten se ai beson se Putini “ka marrë vendimin” për të pushtuar, një koment të cilit iu bë jehonë edhe nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris dhe nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken të dielën.

“Ne besojmë se presidenti Putin e ka marrë vendimin,” tha Blinken të dielën në CNN gjatë një interviste./