Inteligjenca artificiale nxjerr fituesin e Botërorit në Katar

Kanë mbetur vetëm tre javë deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe pikërisht para fillimit të eventit më të madh sportiv në botë, anglezët riaktivizuan superkompjuterin që “llogariste” se kush mund të ishte kampion bote.

Marketing

Inteligjenca artificiale përdor të dhëna për të gjitha ekipet kombëtare, formën e tyre, cilësinë e lojtarëve, orarin dhe pozicionin në tabelën e FIFA-s dhe në këtë mënyrë parashikon rezultatet.

Agjencia BCA Research tani ka përdorur një superkompjuter për të parashikuar fituesin e Kupës së Botës të këtij viti dhe thotë se do të jetë Argjentina.

Gauchos duhet të luajnë kundër Portugalisë në finale dhe ky titull do të ishte i treti i tyre (ata ishin kampionë në 1978 dhe 1986).

Argjentina është në një seri prej 34 ndeshjesh pa humbje dhe skuadra e Lionel Scalonit do të luajë në Grupin C në Katar. Kundërshtarët e tyre janë Arabia Saudite, Meksika dhe Polonia.

Tifozët e shumtë të futbollit në mbarë botën dhe të gjithë tifozët e Lionel Messit do të donin që ky skenar të ndodhte sepse atëherë do të zhdukeshin të gjitha dyshimet se kush është më i madhi i të gjitha kohërave.

Është pikërisht mungesa e titullit kampion bote që shumë e konsiderojnë Messin si një handikap në zgjedhjen e lojtarit më të madh në histori, shkruan SC Sport.

Por ironik është fakti se vetë Messi nuk e konsideron Argjentinën si favorite.

Marketing