Interi ka konfirmuar se Victor Moses është jashtë fushave me një dëmtim të muskujve në kofshën e majtë dhe me shumë mundësi do të mungojë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit.
Nigeriani iu nënshtrua testeve sot dhe një dëmtim i muskujve do të duhet të vlerësohet përmes testeve të mëtejshme në ditët në vijim.
Shkalla e dëmtimit nuk është konfirmuar por duket se 29-vjeçari nuk do të thirret për të luajtur në ‘San Paolo’ të enjten.
“Victor Moses iu nënshtrua një skanimi MRI të kofshës së tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano”, shkroi Inter. “Testet treguan një dëmtim të muskujve dhe lojtari do të rivlerësohet në ditët në vijim”.
Moses tashmë është paraqitur dy herë në Kupën e Italisë që nga transferimi i tij në Inter këtë janar dhe ka luajtur shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani me Nerazzurri.