Interpelanca për ministrin Filipçe, Milloshoski: Kemi mbështetje dhe nga partitë e tjera

VMRO vazhdon të këmbëngulë për iterpelancë për ministrin Filipçe. Deputeti Antonio Milloshoski thotë se për këtë kanë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare.
“Mbështetje për interpelancën japin edhe parti të tjera opozitare dhe shpresoj se z. Xhaferi do ta vendos interpelancën në rend dite sa më shpejtë të jetë e mundur, për shkak se vlerësojmë që numri i të infektuarve, numri i viktimave të bashkëqytetarëve tanë, numri i të papunëve që u krijua për shkak të keq menaxhimit me pandeminë dhe vrapimi pas provizioneve me “firmat fantazmë” nga Hong Kongu, në vend të furnizimit me vaksina për imunizimin e popullatës, janë arsye shumë të mëdha që një ministër të dorëhiqet, por në rast se nuk ka mirësinë që ta bëjë këtë, atëherë Kuvendi dhe deputetët të votojnë mosbesim.”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO DPMNE.