Inzaghi i bind të gjithë te zikaltrit, Interi ka gati shpërblimin për trajnerin

Simone Inzaghi gati të zgjatë bashkëpunimin me Interin. Trajneri nga Piacenza po udhëheq skuadrën drejt titullit në 20-ë kampion në histori dhe si shpërblim pritet të marrë një kontratë të zgjatur edhe me dy vite të tjera.

Marketing

Kontrata aktuale e trajnerit me Interin përfundon në verën e 2025-ës, megjithatë para fundit të sezonit, pritet të Inzaghi të firmosë deri në verën e 2027-ës, tashmë me një pagë ndjeshëm më të mirë sesa ajo aktualja.

Ky është sezoni i tretë i Simone Inzaghit në pankinën e Interit dhe që atëherë trajneri ka fituar jo pak, duke llogaritur tre suksese në Superkupën e Italisë dhe dy në Kupën e Italisë, teksa është vetëm një hap larg titullit të parë kampion në historinë e tij si trajner, por edhe të 20-it në historinë e klubit.
Krahas këtyre, si sukses llogaritet edhe fakti që një vit më parë Interi mbërriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Manchester City.

Inzaghi gëzon besimin maksimal të drejtuesve, pasi gjatë kësaj periudhe ka ndërtuar një skuadër që di të luajë futboll të bukur dhe të fitojë, ndonëse në jo pak raste i është dashur të përballet me ndryshime të shumta në organikë dhe shpesh largimin e futbollistëve me mjaft peshë./ Supersport

Marketing