Kur bëhet fjalë për kamerat në modelet e iPhone, Apple deri më tani ka praktikuar sensorë të vegjël dhe mesatar.
Modeli më i fuqishëm nga seria aktuale, iPhone 13 Pro Max, përdor një sensor 12MP për kamerën kryesore.
Por, kompania e famshme thuhet do të rrisë rezolucionin e modeleve iPhone 14 Pro dhe Pro Max në 48MP.
Si rezultat, baza e kamerës në anën e pasme do të jetë më e madhe.
Rritja pritet të jetë e konsiderueshme në krahasim me sensorët aktualë 12MP, të cilët janë të disponueshëm në serinë iPhone 13.
Mbetet të shihet se sa do të ndikojë rritja e kamerës në cilësinë e fotove dhe videove.