Joshua – Usyk: Revanshi pritet të zhvillohet në Arabi

Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer kah revanshi i Anthony Joshua me Oleksandr Usyk, pasi ky i fundit ka vendosur të largohet nga Ukraina dhe të fillojë seancën stërvitore.

Marketing

Joshua do të ketë mundësi të rikthejë titujt e tij të kampionit botëror, pasi ukrainasi po përgatitet dhe është gati t’i jap revanshin britanikut.

Sipas raportimeve të fundit, dueli mes Joshua dhe Usyk pritet të zë vend në Arabinë Saudite, përcjell lajmi.net.

Sa i përket datës, nuk ka diçka të saktë, por mediat britanike insistojnë se do të jetë fundi i qershorit.

Usyk dhe Joshua përballeshin për herë të parë në shtatorin e kaluar, kur Usyk mposhti AJ.

Mbetet të shihet se kush do t’i marrë përfundimisht titujt e kampionit botëror në peshat e rënda.