Iran, protesta kundër sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, u protestua kundër sulmeve të Izraelit kundër palestinezëve në Mesxhid al-Aksa, Kudsin Lindor dhe në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave iraniane, dhjetëra njerëz u mblodhën para ndërtesës së OKB-së në Teheran duke thirrur parulla anti-izraelite dhe anti-amerikane.

Midis demonstruesve tërhoqi vëmendjen që disa fëmijë mbanin postera të foshnjave palestineze dhe fëmijëve që humbën jetën në sulmet izraelite.

Marketing

Gjatë fjalimeve, institucionet ndërkombëtare u thirrën të “mbështesnin Palestinën”.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Sulmi i Izraelit ndaj besimtarëve në Mesxhidi al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar gjatë Ramazanit dhe planet për t’i dëbuar banorët e lagjes Sheikh Jarrah nga shtëpitë e tyre përshkallëzoi tensionet në rajon.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës të hënën më 10 maj i dhanë afat policisë izraelite të tërhiqej nga Xhamia Al-Aksa dhe lagjja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Mesxhid al-Aksa dhe Sheikh Jerrah, grupet palestineze të rezistencës lëshuan shumë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas kësaj, ushtria izraelite njoftoi se ishte nisur një operacion ushtarak i quajtur “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Të paktën 230 persona të cilët 65 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji.



. .

Marketing