Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dënohet me dy vjet burg

Gjykata e Posaçme dënoi sot me dy vjet heqje lirie ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën.

Marketing

Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.