Ish-futbollisti i Kroacisë përfundon në burg

Bosko Balaban, ish-futbollist kroat, i cili ka luajtur edhe në Premier League, akuzohet se nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij për rritjen e tre fëmijëve.

Marketing

Ish-lojtari i përfaqësueses kroate mësohet se nuk paguar rreth 80 mijë euro, kështu që do të qëndrojë për një vit pas hekurave për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive ndaj fëmijëve të tij.

Në vitin 2021, Bosko Balaban pranoi të paguante këtë shumë, por, pasi nuk e bëri këtë pas dy vitesh, tani do të burgoset për një vit, shkruan media belge HLN.

Balaban, i cili shënoi 10 gola në 35 ndeshjet që luajti për kombëtaren kroate, i detyrohet një shumë të majme financiare Iva Radiçit, një modele që u zgjodh Miss Kroacia në vitin 1995, me të cilën ishte i martuar për më shumë se një dekadë, deri në divorcin e tyre në vitin 2017.

Si lojtar, Balaban luajti në Premier League për Aston Villan, fitoi një kampionat dhe një kupë belge me Club Brugge dhe tri kampionate kroate me Dinamon e Zagrebit.