Ish kryeministri Nikolla Gruevski, në arrati promovon libër

Ish Kryeministri i vendit i cili është në arrati në Hungari, Nikolla Gruevski përmes Facebook-ut ka informuar se libri i tij është gati dhe se do të promovohet në edicionin e këtij viti të Panairit të librit në Shkup.

Marketing

Libri me titull “ Eksperiencë për ardhmërinë” , botuar nga shtëpia botuese “Gjurgja” është në fakt punimi i tij i doktoratës në temë: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë” i mbrojtur në korrik të vitit 2018.

“Libri im I ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar Gruevski në Facebook.