Osmani: Përdorimi i termit ‘fshesë’ është ofendues

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani kundërshton përdorimin e termit “fshesë” për fushatën e paralajmëruar të ndryshimeve në Qeveri. Ai tha sot se përdorimi i këtij termi është i papërshtatshëm qoftë në Qeveri qoftë në parti politike.

Marketing

“Mund të jenë pjesë të ndryshimeve të pozitave, por ata nuk janë lëndë e fshesës. Kjo është ofenduese për bashkëpunëtorët e secilës parti politike. Mendoj se edhe te partneri i koalicionit më tepër është imponuar nga diskursi publik sesa ka qenë pjesë e strategjisë”, ka deklaruar Osmani.