ISHP: Vazhdon trendi i uljes së infektimeve nga Kovid-19

Sipas raportit javor të ISHP-së, për periudhën 28 Dhjetor 2020 deri 03 Janar 2021, janë kryer 10.778 testime për COVID-19, që është për 17.9% më pak se javën e kaluar.

Marketing

Janë regjistruar 2.329 raste të reja nga 33 qytete të vendit kurse në raport me javën paraprake shënohet ulje prej 30.9%.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Shkup – 1.086 raste me incidencë javore – 175.8 në 100 mijë banorë.

Gjithashtu për 4.1% është shënuar rënie e numrit të testuarve që rezultojnë pozitiv me COVID-19.

Të prekur nga koronavirusi janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat. Më shumë tek mosha mbi 60 vjec – 29.5%, tek grupmosha 50-59 vjec – 18.9%, 40 – 49 vjec 17.3%, 30 – 39 vjec 16.8% dhe 20 – 29 vjec 11.3%.

Në këtë periudhë, pas marrjes së dy teseve negative, si të shëruar janë evidentuar 3.884 persona.

Nga 28 Dhjetori I vitit 2020 deri më 3 Janar 2021 janë paraqitur 93 raste të vdekjeve, 27.9% më pak se javën paraprake. Numri më I madh I viktimave janë të moshës mbi 60 vjec – 77, 11 të moshës 50 – 59 vjec, 4 të moshës 40-49 vjec dhe një rast të moshës 30-39 vjec.