Itali, ministri Boccia: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e pashmangshme

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme e lidhur me COVID-19 në Itali është e pashmangshme, tha sot ministri i Çeshtjeve Rajonale, Francesco Boccia.

Marketing

“Nuk duhet të ketë debat”, tha Boccia për gazetën “La Stampa”.

“Do të kemi një diskutim në parlament, por një zgjatje më duket e pashmangshme”, shtoi ai.

Qeveria e shpalli, fillimisht, një gjendje kombëtare të jashtëzakonshme në përgjigje të pandemisë në fund të janarit.

Në fund të korrikut, ajo e rinovoi dhe e zgjati atë deri më 15 tetor.