Italia kalon në çerekfinale pas vazhdimeve, eliminohet Austria

Italia ka triumfuar pas vazhdimeve ndaj Austrisë.Kombëtarja “Azzure” ka triumfuar me rezultat 2 me 1 pas 120 minutave, në një ndeshje që doli të jetë shumë e vështirë për të, shkruan GazetaBlic Sport.Chiesa shënoi golin e parë, kurse Pessina shënoi golin e dytë për Italinë.

Marketing

Në anën tjetër, Kalajdzic shënoi golin e vetëm për Austrinë, gol ky që nuk mjaftoi për të kaluar tutje.Tashmë Italia kalon në çerekfinale, kurse Austria eliminohet nga Kampionati Evropian.