Sot në Zurich është tërhequr shorti për fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës. Italia ose Portugalia kanë mundësi të takohen mes vete në kualifikimin e fundit drejt Botërorit në Katar, megjithëse ju duhet të kalojnë Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, transmeton Gazeta Metro.
Ajo çfarë bie më së shumti në sy është grupi C, ku Italia dhe Portugalia në rast fitoreje në gjysmëfinalet e tyre mund të takohen në finale dhe vetëm njëra mund të kualifikohet tutje.
Mund të ishte pak më mirë, kjo është e vërtetë”, tha Mancini për televizionin publik italian RAI2.
Të gjitha ndeshjet:
Grupi A
Gjysmëfinalja 1: Skocia – Ukraina
Gjysmëfinalja 2: Uellsi – Austria
Grupi B
Gjysmëfinalja 1:Rusia – Polonia
Gjysmëfinalja 2: Suedia – Çekia
Grupi C
Gjysmëfinalja 1: Italia – Maqedonia e Veriut
Gjysmëfinalja 2: Portugali– Turqia