Rama për rastin në Gllogjan: Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Deçan ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i lënduar.

Marketing

Rama ka shprehur ngushëllime familjeve, sipas tij, të goditura në zemër nga humbja absurde.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve”, ka shkruar Rama në ‘Twitter’.

Tutje ai tha se i jep kurajo dhe mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.

Marketing