Dëshmitari që ishte në autobus rrëfen momentin e sulmit në Gllogjan

Një dëshmitar që ka qenë në autobus ka folur për krimin makabër në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur tre persona.

Marketing

Ai ka rrëfyer për momentin e sulmit duke thënë se gjersa autobusi po qarkullonte, një person i maskuar ka dalë befasisht me kallashnikov në dorë dhe ka filluar të shtie në drejtim të autobusit, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dal një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai i cili ka qenë i ulur ne ulëset e para të autobusit.

Marketing