



Në vazhdim të vizitës në Washington, hulumtuesit shkencor të ITSHKSH, të udhëhequr nga prof.dr. Skender Asani, dje patën një takim me përfaqësuesit nga Iniciativa për të luftuar antisemitizmin dhe mohimin e Holokaustit në kuadër të Muzeut Memorial të Holokaustit në Washington, Aleisa Fishman – historiane dhe koordinatore me UNESKON dhe Phoeb McDaugal – Korrdinatore me Kombet e Bashkuara.
Në këtë takim, përfaqësuesit nga ITSHKSH patën rastin të njoftohen me programet
ndërkombëtare mbi hulumtimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të UNESCO-s, të
koordunuara nga stafi ndërkombëtar i Iniciativës për të luftuar kundër antisemitizmit dhe
mohimit të Holokaustit. Me këtë rast u shqyrtua mundësia që edhe ITSHKSH të përfshihet me projektet e veta nga fusha e edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, që do të zhvillohen përmes Departamentit përkatës që tash e disa vite funksionin në kuadër të ITSHKSH-së.
Drejtori, prof.dr. Skender Asani, nikoqirët i informoi me përvojën që ka ITSHKSH në fushën e edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, duke përmendur me këtë rast Strategjinë e miratuar e cila është bërë pjesë e kulturës edukeuse e shkencore mbi problematikat e Hokoaustit, si dhe një mori botimesh e projektesh që kanë pasur në fokus këtë fushë.
Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe aktivitetet në kuadër të OKB-së që kanë të bëjnë me
evokimin e Hokoaustit. Me këtë rast, koordinatorja e këtyre aktiviteteve, Phoeb McDaugal, i
njoftoi mysafirët mbi agjendën e ekspozitave memoriale për Holokaustin. Dr. Asani me këtë rast kërkoi të shqyrtohet mundësia që edhe ITSHKSH të prezantohet në Kombet e Bashkuara përmes ekspozitave dhe promovimeve të librave në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustti- më 27 janar të vitit të ardhshëm.
Në ditët në vijim, (të enjten dhe të premten), përfaqësuesit e ITSHKSH do të realizojnë vizita në Librarinë e Kongresit Amerikan dhe në Departamentin e Shtetit, ku do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Zyrës për Lirinë Fetare Ndërkombëtare si dhe atë për Holokaustin.
