Tetovë, edhe sot asnjë i vdekur nga Covid 19

Tetova po shkon drejt stabilizimit nga Covid 19 ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Marketing

Gjatë kësaj jave situata është stabilizuar skajshëm ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarve.

Autoritetet e Spitalit thanë se në 24 orët e fundit janë 26 pacientë të hospitalizuar .Një pacientë me Covid është që ka marrë dozën e parë, ndërsa dy të tjerë me dy doza vaksine .Janë 26 pacientë me oksigjen ndërsa asnjë në respirator kurse kontrollë ambulantë 38.Poashtu është rritur skajshëm numri i të vaksinuarve .Autoritetet spitalore bënë sërish apel për respektim të masave.