Ivanov i njëjti, nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov sot i përgënjeshturan konfirmimet e kryeministrit Zoran Zave të dhëna në intervistën për televizionin greke ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë.

Në njoftim theksohet se qëndrimi i presidentit Ivanov është i pandryshueshëm dhe se nuk do të ndryshojë, siç thotë nga asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi.

Marketing

“Kryeministri Zaev me qëndrimet e tij të ndryshueshme, kontradiktore dhe konfuze vazhdon ta gënjejë dhe manipulojë opinionin e Maqedonisë, por edhe me atë grek dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një Marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj. Presidenti i Maqedonisë nuk e pranon Marrëveshje e cila është në dëm të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë, citohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Marketing