Bekteshi: Maqedonia meriton të jetë destinacioni i parë për investime nga kompanitë turke

E pozicionuar në qendër të Ballkanit; që përfaqëson një portë për tregun evropian të përbërë prej 500 milionë banorësh. Me marrëdhënie tradicionale miqësore, me përfitimet që ofron në biznes, Maqedonia meriton të jetë zgjedhja e parë për investitorët turq. Ky ishte mesazhi i dhënë gazetarëve ekonomikë nga mediat më prestigjioze turke në ngjarjen e sotme të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) në Shkup.

Marketing

Presidenti i MATTO – s Ajdovan Ademoski,i cili vuri në dukje se shkëmbimi tregtar prej 400 milionë dollarësh midis dy vendeve nuk është i mjaftueshëm dhe qëllimi i tij është që ky shkëmbim të arrijë në një miliard. Gjatë 10 viteve të fundit, Republika e Turqisë është pozicionuar në 10 investitorët kryesorë më të mëdhenjë në Maqedoni. “Marrëdhëniet e mira politike duhet të pasqyrohen në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve,” vuri në dukje Ademovski.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shpreh për një klimë të qëndrueshme dhe miqësore të biznesit, duke dhënë një pasqyrë të veçantë të masave për mbështetjen financiare të investimeve. “Me Ligjin për Investime të miratuar së fundmi dhe me Planin për Rritjen Ekonomike, ne kemi ofruar një gamë të gjerë të mundësive për mbështetje financiare të investimeve, në mënyrë të barabartë për kompanitë vendase dhe të huaja. Ne po përkrahim punësime të reja, krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit me furnizuesit nga Republika e Maqedonisë, zhvillimin teknologjik dhe hulumtimet, projekte investimi me interes të rëndësishëm ekonomik, rritjen e konkurrencës në treg, fitimin e tregjeve dhe rritjen e shitjeve “, nënvizoi Bekteshi .

Para Maqedonisë janë prioritetet e BE-së dhe NATO-s, prespektiva këto të rëndësishme për sigurinë e investimit.”Vendi ofron mundësi të mëdha investimi, kryesisht në zonat e lira ku taksat e korporatave, personale dhe tatimi për pajisjet, duke përfshirë TVSH, janë zero përqind, tha ministri i Investimeve Adnan Kahili, duke shtuar se pikërisht për shkak të kushteve të tilla, prodhimi në Maqedoni është 30% më i lirë se në vendet e tjera.

Përfaqësuesit e kompanive të TAV-it, Cevahir Holding dhe Sutash, si anëtarë të MATTO, prezantuan investimet e tyre në Maqedoni në të kaluarën dhe njoftuan investime me shuma të reja milion dollarëshe. Nga 11 kompanitë në zonat e lira ekonomike, pesë prej tyre janë turke. Sipas statistikave, nga totali i investimeve të huaja në Maqedoni, 1.8 miliardë dollarë janë investime turke.

Gazetarët ekonomikë nga Turqia mbërritën dje dhe do të qëndrojnë në Maqedoni deri më 8 korrik. Qëllimi i vizitës, i organizuar nga MATTO, është të informojë mbi kushtet ekonomike dhe potencialet që mund t’ju ofroj vendi për një bashkëpunim te ndërsjellë.

 

Marketing